Top Channel ka zbardhur propozimin e PD për votimin dhe identifikimin elektronik sa i përket Reformës Zgjedhore.

Për identifikimin elektronik, në propozimin e PD të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga thuhet: Me qëllim identifikimin e sigurtë të votuesve në qendrën e votimit, verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumfishtë në të njëjtën qendër votimi ose në qendra të ndryshme ndërtohet sistemi elektronik i identifikimit në vijim EPB (Electronic Poll Book), i cili identifikon zgjedhësin në qendrën e votimit nëpërmjet dokumentit të identitetit dhe të dhënave biometrike, përfshirë shenjën e gishtërinjve.

Sistemi garanton verifikimin e të dhënave të zgjedhësve bazuar në të dhënat biometrike të sistemit të letërnjoftimeve elektronike si dhe listës së zgjedhësve e cila gjenerohet nga regjistri kombëtar i gjendjes civile. Skanimi dhe ruajtja e të dhënave biometrike gjate procesit të identifikimit garanton që zgjedhësi ka te drejte të votoje në atë QV ku po identifikohet dhe gjithashtu shërben si provë për verifikimin dhe dënimin e tentativave për të votuar më shumë se një herë si dhe në vend të zgjedhësve te tjerë.

Ndërsa për votimin elektronik thuhet në propozim: Qendra e votimit duhet të jetë e pajisur me pajisje elektronike votimi ku zgjedhja e subjektit zgjedhor nga votuesi bëhet në ekranin e pajisjes elektronike të votimit (Electronic Voting Machine) EVM ne vijim.

Për te krijuar besimin te publikut dhe për te larguar çdo dyshim për identifikimin e votës nuk mund te ketë komunikim apo shkëmbim te dhënash midis EPB dhe EMV. Procesi i identifikimit dhe procesi i votimit elektronik janë tërësisht të ndara prej njeri tjetrit për të bërë të pamundur identifikimin e votës.

Pasi votuesi të jete identifikuar me ane te EPB, ai ve me dispozicion kuponin e identifikimit përkatës te gjeneruar nga EPB, tek anëtarët e komisionit ne mënyrë qe te vijohet me pas me votimin.

Ky propozim do diskutohet sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit politik të reformës zgjedhore.

Propozimi i plotë

Identifikimi Elektronik

Me qëllim identifikimin e sigurtë të votuesve në qendrën e votimit, verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumfishtë në të njëjtën qendër votimi ose në qendra të ndryshme ndërtohet sistemi elektronik i identifikimit në vijim EPB (Electronic Poll Book), i cili identifikon zgjedhësin në qendrën e votimit nëpërmjet dokumentit të identitetit dhe të dhënave biometrike, përfshirë shenjën e gishtërinjve.
Sistemi garanton verifikimin e të dhënave të zgjedhësve bazuar në të dhënat biometrike të sistemit të letërnjoftimeve elektronike si dhe listës së zgjedhësve e cila gjenerohet nga regjistri kombëtar i gjendjes civile. Skanimi dhe ruajtja e të dhënave biometrike gjate procesit të identifikimit garanton që zgjedhësi ka te drejte të votoje në atë QV ku po identifikohet dhe gjithashtu shërben si provë për verifikimin dhe dënimin e tentativave për të votuar më shumë se një herë si dhe në vend të zgjedhësve te tjerë.

Te dhënat e identifikimit të zgjedhësve ngarkohen të enkriptuara në memorien e pajisjes elektronike të identifikimit EPB nga sistemi qendror, para ditës së zgjedhjeve. Çdo pajisje kur aktivizohet personalizohet për QV me anë te kodeve unike një përdorimshme.
EPB do të mundësojë gjetjen e votuesit në listë duke lexuar kodin MRZ të ID card ose pasaportën biometrike për të gjetur në mënyrë të shpejtë identitetin e votuesit. EPB do të verifikojë nëse zgjedhësit i lejohet të votojë në atë QV:

1. Nëse është votues në listë që ska votuar ende dhe me pas:

a. do të shfaqë në ekranin e EPB të gjithë te dhënat e identifikimit si dhe foton e votuesit
b. do të lexoje gjurmët e gishtërinjve të votuesit
c. do të printojë një kupon verifikimi të procesit të identifikimit
d. do të sinjalizojë me dritë jeshile të dukshme për të gjithë komisionerët në QV
e. do të regjistrojë identifikimin dhe të dhënat biometrike në memorien elektronike

Kuponi i printuar do te ketë te gjitha te dhënat e votuesit si edhe foton e tij të sistemit të ID card, në mënyrë qe të verifikohet nga çdo anëtar i komisionit nëse shihet e nevojshme para se ai te procedoje me votimin. Kuponat administrohen me pas nga komisioni , në një kuti të veçantë, dhe administrohen dhe arkivohen sipas rregullave per administrimin e materialeve zgjedhore.

Nëpërmjet leximit të gjurmëve të gishtërinjve te votuesit zëvendësohet dhe procesi i firmosjes nga votuesit ne listat e votimit dhe është provë e identifikimit të votuesit. Gjurmët e gishtërinjve ruhen në pajisje dhe kryqëzimi i te dhënave, i cili do te kryhet në mënyrë të detyrueshme nga KQZ, mbas votimit ne sistemi qendror do te mundësojë verifikimin e tentativave te votimit te shumëfishtë apo ne emër te zgjedhësve te tjerë. Raste të tilla, nqse do të evidentohen do të referohen menjëherë në Prokurori.

2. Nëse votuesi nuk është regjistruar te votoje ne atë QV
a. ne ekranin e EPB do të shfaqen të dhënat dhe adresa e QV-se ku ai zgjedhësi duhet te shkoje për te votuar
b. do te sinjalizoje me një drite te verdhe te dukshme për te gjithë komisionerët ne QV, që tregon se votuesi nuk mund të votoje në atë QV.
c. EPB duhet te printoje një kupon me te dhënat/adresën e QV-se se ku votuesi duhet te shkoje dhe ky kupon i jepet votuesit ne fjale.

3. Nëse votuesi ka votuar tashmë në atë QV

a. në ekranin e EPB do te afishohen të dhënat e votuesit dhe ora kur ai është identifikuar se ka votuar në atë QV
b. do të sinjalizoje me drite të kuqe te dukshme për te gjithë komisionerët në QV
c. do të sinjalizoje me një alarm zanor që tregon se ai votues ka votuar me pare
d. do të printoje gjithashtu një kupon/raport që votuesi përkatës tentoi të votoje dy here.
e. do të regjistroje tentativën në sistemin elektronik

Në përfundim të procedurave të votimit, pajisja do të prodhojë një raport përmbledhës të detajuar lidhur me numrin përfundimtar dhe identitetin e te gjithe votuesve ne ate qender votimi, i cili gjithashtu do të bëhet pjesë e materialit zgjedhor të asaj qendre votimi.

Për sa është parashikuar më sipër, pajisja mund te bashkëjetojë me procedurat aktuale te votimit dhe mund te hyje ne përdorim dhe në të gjithë territorin sepse procedura e vjetër eventualisht mund te përdoret n.q.s. ka probleme.

1. Pajisja elektronike e identifikimit EPB mund të mundësojë dhe votimin pa dokument identifikimi meqenëse i ka tashmë në memorie te dhënat e zgjedhësve, duke i mundësuar që komisioni te kërkojë zgjedhësin në listë duke i futur te dhënat manualisht.
2. Pajisja mund të jete e pajisur me kamera që mundëson dhe foton e zgjedhësit që po identifikohet.
3. Pajisja mund te regjistroje ne menyre unike, te pandryshueshme shenjën e 1,2 gishtave ose dhe të gjithë dorës, duke parandaluar regjistrimin e më shumë se një shenje identifikuese të zgjedhësit, në të njëjtën makineri ose në makineri të ndryshme.

Votimi Elektronik

Qendra e votimit duhet të jetë e pajisur me pajisje elektronike votimi ku zgjedhja e subjektit zgjedhor nga votuesi bëhet në ekranin e pajisjes elektronike të votimit (Electronic Voting Machine) EVM ne vijim.
Për te krijuar besimin te publikut dhe për te larguar çdo dyshim për identifikimin e votës nuk mund te ketë komunikim apo shkëmbim te dhënash midis EPB dhe EMV. Procesi i identifikimit dhe procesi i votimit elektronik janë tërësisht të ndara prej njeri tjetrit për të bërë të pamundur identifikimin e votës.
Pasi votuesi të jete identifikuar me ane te EPB, ai ve me dispozicion kuponin e identifikimit përkatës te gjeneruar nga EPB, tek anëtarët e komisionit ne mënyrë qe te vijohet me pas me votimin.
EVM do te aktivizohet për te lejuar votimin me ane te shtypjes se një butoni nga komisionerët e QV pasi ata te kane pare/verifikuar se procesi i identifikimit te votuesit u krye dhe pasi kane administruar kuponin e identifikimit.
Pas aktivizimit, në EVM do të shfaqen ne monitorin me ekran me prekje një paraqitje te fletës së votimit te miratuar nga KQZ. Shfaqja e subjekteve në ekran duhet të jetë e qartë dhe e thjeshtë për t’u kuptuar dhe zgjedhur.
Ne rastet kur procesi i votimit ka me shume se një votim (Zgjedhje te përgjithshme dhe lokale, referendum etj.) votuesit do ti jepet mundësia me radhë te votojë përkatësisht njëra pas tjetrës.
1. Votuesi bën zgjedhjen e tij
2. Votuesit i shfaqet zgjedhja e bërë dhe e konfirmon atë ne ekran
3. EVM printon një kupon të votës përkatëse dhe ky kupon duket nëpërmjet xhamit te pajisjes
4. Zgjedhësi konfirmon ne ekran qe kuponi është identik me zgjedhjen ne ekran.
5. EVM printon ne kupon një shenje qe vota u verifikua dhe e pret kuponin
6. Kuponi i votës me te dhënat për zgjedhjen e bere bie ne kutinë e ruajtje se kuponave te verifikimit te votave.
7. Vota regjistrohet e enkriptuar ne memorien elektronike

EVM do të ruajë të koduara me enkriptin të shumëfishtë dhe pa referenca kohore të sigurte çdo votë. EVM duhet te ketë siguri fizike me vula sigurie dhe memorie te dyfishte për ruajtjen e votave elektronike. (çdo vote do te ruhet ne dy memorie te veçanta)
Me qëllim shmangien e shit-blerjes së votës, intimidimin e zgjedhësit vota e printuar nuk mund të merret fizikisht nga zgjedhësi. Votuesit dhe komisioni nuk duhet te kenë akses ne pajisje dhe as ne kutinë e ruajtje se kuponave dhe çdo veprim për printimin, prerjen dhe hedhja e kuponëve te votimit do të kryhet automatikisht nga EVM.
EVM do të eliminojë votat e pavlefshme duke parandaluar qe një votues te votoje për me shume se një përzgjedhje.
Ne fund te procesit mbas inicimit te mbylljes se votimit nga komisioni:
1. EVM do te përllogarisë rezultatin përfundimtar.
2. EVM do te printoje procesverbalin e rezultatit përfundimtar te QV-se ne aq kopje sa parashikohet ne ligj, për tu firmosur nga komisionerët e QV-se.
3. EVM do te firmose elektronikisht dhe do te transmetojë te enkriptuar rezultatin ne sistemin qendror pranë KQZ-se.
Mbas përmbylljes se procesit pajisjet do te paketohen me kode sigurie dhe do te dërgohen ne qendrat e administrimit zgjedhor.
Votat për një numër te caktuar qendrash votimi mund te numërohen ne letër për te verifikuar sistemin.
Vota e ruajtur në memorien elektronike të pajisjes është e dhëna parësore për hartimin e rezultatit zgjedhor ndërsa vota e printuar, e depozituar në kuti, ka vlefshmëri ligjore dhe prevalon ndaj votës elektronike, në rast se ka mospërputhje, per qëllime të nxjerrjes së rezultatit zgjedhor ose ne procesin ankimor.

Ne fund te votimit çdo pajisje prodhon raportet e veta dhe komisioni ka mundësi te verifikoje se sa votues janë identifikuar dhe sa vota janë hedhur.

Sistemi Qendror

Sistemi qendror për votimin elektronik do te përfshijë te gjithë infrastrukturën elektronike te nevojshme për te dokumentuar/audituar sigurinë për çdo pajisje identifikimi dhe votimi si dhe për te mundësuar infrastrukturën e nevojshme për sigurinë e informacionit ne çdo nivel te tij.
Përpara çdo procesi votimi, sistemit qendror i votimit do te mundësojë personalizimin e pajisjeve te identifikimit dhe votimit me te dhënat për zgjedhjet dhe zonat përkatëse.
Ne fund te procesit sistemi grumbullon te dhënat nga te gjitha zonat dhe nxjerr rezultatin paraprak te votimit.
Mbas procesit te votimit te gjitha pajisjet lidhen me sistemin qendror ( direkt ose memoriet e tyre) për te transferuar votat elektronike ne sistemin qendror.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel