Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Laçit.

Rreth orës 08:50, mjeti  me drejtues shtetasin E.Ll., 37 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen E.N., 33 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime dhe është  transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel