Komisioni hetimor/ Dvorani: Presidenti iu drejtua Këshillit duke i tërhequr vërejtje, asnjë palë nuk është superiore

28/02/2020 14:02

Këtë të premte është mbledhur Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në këtë seancë po dëshmon edhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Ky i fundit është paditur në SPAK nga Presidenti Ilir Meta, i cili e akuzon për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”.

“KED , ne e kemi theksuar ka realizuar misionet e tij. KED është një organ kolegjial, me kohë të pjesshme. Ishim në kushtet kur duhet t’i bënim të gjitha për njëherësh nga fatet kohore, kushtëzohet dhe nga një fakt tjetër që kandidatët ishin kandiduar njëkohësisht dhe në vende të tjera.

Gjatë vitit u pa dhe një fenomen tjetër, që për shkak të skualifikimit, një pjesë e vendeve vakante ngelën pa numër minimal kandidatësh.
vetëm 6 kandidatë mbetën në fund në të katër vendet vakante në GjK.

Procesi i verifikimit përfundoi në korrik. KED ruajti standartin e verifikimit. Vetëm një kandidate u konstatua në shkelje, më datë 22 gusht dhe pasi u zbardh vendimi, Meta i drejtohet KED,ku shprehu shqetësimin për situatën e krijuar.

Presidenti iu drejtua Këshillit duke i tërhequr vërejtje. Ky nuk është një komunikim i thjeshtë i Metës në gjykimin tim. Problematikë është fakti që Meta i drejtohet Këshillit që të na orientojë të përzgjedhim kandidatët më të mirë. Në këtë proces janë 4 palë, presidenti, kuvendi, KED dhe GjKdhe asnjëra nuk është superiore ndaj tjetrës. 31 gusht meta i dërgon shkresë KED ku i tërheq vëmendjen në lidhje më përzgjedhjen e kandidatëve”, tha Dvorani në Komision.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA