Në Greqi është konfirmuar edhe rasti i katërt me Covid-19. Bëhet fjalë për një 36-vjeçare që sapo është kthyer nga Italia e Veriut dhe ka shfaqur simptoma të lehta të gripit.

Sipas protokollit të parashikuar, edhe ajo po trajtohet në spitalin Atikon të kryeqytetit grek. Specialistët presin edhe raste të tjera të koronavirusit duke këshilluar njerëzit të mos shfaqin shenja paniku dhe të marrin masa mbrojtjeje.

Shumë shkolla të vendit do të jenë të mbyllura sot për t’u dezinfektuar si një masë parandaluese. Ndërkohë reagime të mëdha në shumë bashki të vendit ka shkaktuar vendimi i qeverisë për anulimin e festimeve të karnavaleve, pasi dëmi ekonomik i bizneseve do të jetë i madh. Shqetësimi më i madh shprehet sa i përket sezonit të Pashkës, pasi dihet se sjell të ardhura të mëdha në sektorin e turizmit.

Kryeministri Mitsotakis ka deklaruar se Greqia do të rrisë kontrollet në pikat kufitare detare, tokësore dhe në aeroporte, sidomos sa u përket udhëtarëve që vijnë nga vendet ku ka raste me koronavirus. Ndërkohë numri i personave që kanë humbur jetën nga gripi i zakonshëm ka shkuar në 77, 15 janë regjistruar vetëm javën e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA