Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar ka kthyer për hetime të mëtejshme çështjen Avdylaj ku janë 24 të hetuar.
Mes tyre Hekuran Hoxha, Astrit Balliu, Altin Avdyli, Jasin Kala, Gjevi Ndoka, Hajro Seferi, Xhevi Shuti etj…
Grupi akuzohen për trafik droge në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, krijimin e një grupi kriminal dhe pastrimi i produkteve të veprës penale, në bashkëpunim.
Vendimi u shpall nga gjyqtarja Irena Gjoka. Top Channel mëson se gjyqtarja tha gjatë seancës me dyer të mbyllura se prokuroria e SPAK është e paqartë dhe duhet të plotësojë akuzën.
Ndërkohë prokuroria SPAK kërkoi ndryshim mase për Fatos Llaftiun , nga arrest me burg në arrest shtëpie. Kërkesa u pranua nga GJKKO. Llaftiu ishte i bashkëpandehur në dosjen Avdylaj.
GJKKO i bën thirrje SPAK të plotësojë dhe të saktësojë akuzat për secilin nga anëtarët e grupit dhe format e bashkëpunimit.
Brenda dy javësh prokurorët e SPAK duhet të qartësojnë dosjen.
Top Channel