Këshilli bashkiak i Durrësit miraton listën e tretë paraprake të familjeve që përfitojnë bonusin e qerasë me 1588 aplikues.

Gjatë mbledhjes së fundit, Këshilli Bashkiak sqaroi se kjo është një listë paraprake pasi lista përfundimtare e përfituesve të rinj të bonusit të qerasë do të dalë pas shqyrtimit të plotë të dokumentacionit nga ana e Bashkisë së Durrësit, në zbatim të VKM-së përkatëse.

Më parë ky këshill ka miratuar dy lista të tjera paraprake me 3863 familje aplikuese nga të cilat pas verifikimit të deritanishëm e përfitojnë bonusin e qirasë 2920 familje të cilat kanë marrë këstin e parë.

Në proces është kësti i dytë i cili është lëvruar për 1000 familje.

Në përgjigje të interesimit të këshilltarëve se çfarë po bëhet me godinat e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit u deklarua se janë në proces rindërtimi 99 banesa të pabanueshme nga 2039 të dëmtuara, ndërsa të tjerat do të përfshihen në një vlerësim të dytë për dëmshpërblim.

Ndërkaq në Durrës vijojnë në ditën e fundit aplikimet online për programet e rindërtimit.

Lista e plotë

Top Channel