Është zhvilluar analiza vjetore e KLSH në Vlorë.

Kreu i KLSH Bujar Leskaj është shprehur se i bën thirrje presidentit kuvendit dhe maxhorancës të nxisin procedurat për titullarin e ri të KLSH.

“Unë si kreu i KLSH do të vijojë punën time deri në titullarin e ri të këtij institucioni”, duke pranuar kështu se nuk do të rikandidojë për një mandat tjetër të KLSH.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela vlerësoi bashkëpunimin me KLSH dhe shtoi se materialet që i dorëzohen nga ky institucion janë komplekse dhe kanë nevojë për më shumë se 50 ditë për përgjigje.

“Prej vitit 2012, Prokuroria e Përgjithshme ka një marrëveshje bashkëpunimi me KLSH lidhur me luftën kundër krimit ekonomik dhe që do të kemi rezultate. Shqetësimi që më është përcjellë nga prokurorët është që materialet janë të një kompleksiteti të vështirë dhe nuk mund të jepet përgjigje në një afat 50 ditor. Do të doja që bashkëpunimi të mos ndërpritet pas paraqitje së materialit kallëzues”, tha Çela.

Top Channel