Reshjet e dëborës kane vijuar edhe gjatë mbrëmjes së shkuar në zonat e thella të qarkut të Shkodrës.

Në Theth dhe në Dukagjin, niveli i dëborës ka arritur në mbi 20 centimetra, ndërkohë që nuk raportohen probleme. Në piken turistike të Vermoshit, reshjet kanë vijuar dhe aktualisht ka mbi 30 centimetra dëborë.

Problem për këtë zonë mbetet energjia elektrike, ku disa fshatra janë në errësirë, ndërsa në rrugë ka prani ngricash. Në bashkinë e Pukës, po punohet për pastrimin e qytetit nga ngricat, ndërsa në fshatra dëbora arrin deri në 20 centimetra. Në bashkinë e Shkodrës vijojnë reshjet e shiut prej 24 orësh.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA