Idriz Batha ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në derbin ndaj Tiranës, pasi përveç se realizoi dy gola me penallti ishte dhe një motor i vërtetë në mesfushë. Në intervistën për Supersport pas ndeshjes, Batha ish-lojtar i Partizanit e analizoi kështu sfidën.
“Është e vërtetë që kur futesh në një ndeshje të tillë të kesh një rezultat të atillë. Mendon vetëm të fitosh ndeshjen. Natyrisht që rezultati nuk përkon me lojën, pasi edhe Partizani meriton komplimente, por është një 5-1, një rezultat që flet vetë, – tha Batha, mesfushori i bardhebluve, një nga më të mirët në sfidën e sotme në “Air Albania”.
Tensioni
Sfida kishte tension dhe Batha për temperamentin që ka përfshihet edhe pa dashje në situata të nxehta…”Derbi është një ndeshje me tension, janë raste me tension. Unë nuk doja që ta vrisja Melon, ndoshta ndonjëherë gjesti është i shëmtuar, por janë episode derbi. Nuk mendoj se mund të shkojë deri te e kuqja…Ndryshe rasti i Bitrit që ndal një aksion goli dhe ndryshe unë që në atë moment kam qenë në mesin e fushës…”, – tha Batha fillimisht.
Tifozeria
Ardhja e Bathës nga Partizani te Tirana solli kontestime. Por, duket se Batha me formën që po tregon, apo dhe me golat që kanë vlerë pikësh është kthyer në një pikë deçizive për 24 herë kampionët. “E kam thënë që nuk ka qenë fundi i Botës. Ka pasur edhe lojtarë të tjerë përpara meje që kanë bërë një lëvizje të tillë. Por unë po bëj më të mirën dhe tifozët besoj po e kuptojnë edhe vetë se kush është Batha. Ne lojtarët jemi profesionistë”, – tha Batha në fund të sfidës.
Top Channel