Toka mund të ketë patur një mini-hënë, prej të paktën tre vitesh por që është zbuluar vetëm tani. Kjo sipas astronomëve që kanë pikasur objektin që rrotullohet rreth planetit.
Në fakt, mini hëna, mendohet se ka përmasat e një makine, dhe është pikasur vetëm më 15 shkurt dhe ka gjasa të jetë një asteroid i kapur nga graviteti i tokës. Sateliti që ka përmasa 1.90 dhe 3.50 metra, është pikasur nga Kasper Vierzchos dhe Tedi Prujn, nga projekti për vëzhgimin e qiellit, katalina, që financohet nga Nasa.
Një mini-hënë është një asteroid që kapet nga graviteti i tokës. Ai bën një orbitë të çuditshme rreth planetit për shkak të tërheqjes së trefishtë gravitacionale të tokës, hënës dhe diellit. Pas një periudhe kohe në këtë orbitë të komplikuar, një shtytje gravitacionale mund ta nxjerrë atë sërish jashtë dhe ta kthejë në orbitën e diellit. Asteroidi i vëzhguar këtë muaj, mund të jetë i dyti i njohur që ka orbituar tokën pasi një mini hënë tjetër u zbulua në 2006 dhe u quajt RH 120. Ai u rrotullua rreth tokës nga shtatori 2006 deri në qershor 2007. Minihëna e quajtur tashmë 2020 CD3, ka gjasa të lërë orbitën e tokës në prill.
Top Channel