Vetëvrasja e Fatmir Koleci, gazetari Andi Bora jep detajet
27/02/2020 22:22
Fatmir Koleci, autori i vrasjes së dyfishtë në Rrëshen të Mirditës ka vrarë veten. Kështu tha gazetari i Top Channel, Andi Bora në Open.
“Paskryerjes së krimit ai nëpërmjet pyllit ka shkuar në shtëpinë e tij në Zejmen të Lezhës. Ka shkruar policia e Shkodrës dhe pastaj edhe forcat Renea që i kanë kërkuar Kolecit të dorëzohet. Në ato moment ai ka vrarë veten”- tha Andi Bora.
Kujtojmë që Fatmir Koleci i zuri pritë ish-gruas së tij Esmeralda Filopati dhe vëllait të saj ku i qëlloi më breshëri kallashnikovi.
Top Channel