Një grua ka mbetur plotësisht e verbër në njërin sy dhe pa shpejtësi në pamje në tjetrin, pasi dështoi të imiton një artiste tatuazhesh që i ka lyer kokërdhokët e syve në ngjyrë të zezë.
Aleksandra Sadowska nga qyteti Wroclaw në perëndim të Polonisë, kishte shkuar tek tatuazhistja pasi kishte vendosur të imitonte një këngëtare të rrymës “rap” të quajtur Popek, e cila gjithashtu e ka lyer të bardhën e syve në ngjyrë të zezë.
Pas trajtimit, 25 vjeçarja filloi të ankohej për dhimbje të tmerrshme të syve, por tatuazistja e qetësoi duke i thënë se dhimbjet janë normale dhe për një farë kohë duhet të konsumonte qetësues kundër dhimbjeve. Ndërkaq me qendër në kryeqytetin polak Varshavë, artistja e tatuazhe e identifikuar si Piotr A, është dënuar nga gjykata me tre vite burg, për dëmin e shkaktuar ndaj vajzës. Ndërkohë gjatë hetimeve policia zbuloi se tatuazhistja kishte përdorur bojë që përdorej për tatuazhet në lëkurë dhe kurrsesi nuk duhet vendosur në kontakt me sytë, shkruan Daily Mail.
Top Channel