Një mësuese lezbike e artit në Teksas të SHBA-ve, e cila u pezullua nga puna pasi një prind u ankua se ajo po promovonte një “axhendë homoseksuale” në klasë, ka fituar gjyqin si edhe një shumë prej 100,000 mijë dollarësh, që duhen paguar në drejtim të saj nga shkolla.
Stacy Baiely, 33 vjeç u pezullua nga detyra në shtator të vitit 2017 pasi ajo u tregoi nxënësve një fotografi të gruas së saj të ardhshme, tashmë gruaja aktuale.
Stacy, akuzoi Qarkun e Pavarur të Shkollës Mansfiels (MISD) dhe dy punonjës të saj për shkelje të kushtetutës së SHBA, duke e deskriminuar atë sepse ka një orientim seksual ndaj seksit të njëjtë. Mirëpo ajo arriti ta fitonte gjyqin si edhe një dëmshpërblim prej 100,000 mijë dollarësh pasi gjykata e konsideroi pezullimin e saj nga puna si antikushtetues, shkruajnë mediat e huaja.
Top Channel