Në Miluaki të shtetin Uiskonsi një person i armatosur vrau pesë vetë përpara se të vriste veten. Ngjarja ndodhi të mërkurën në fabrikën e birrës “Molson Coors”.
Sipas policisë autori i sulmit me armë është një person 51 vjeç, por autoritetet nuk e kanë bërë ende të ditur emrin e tij apo të viktimave derisa të njoftohen familjarët e tyre.
Policia ka dhënë pak informacione rreth sulmit apo motiveve të autorit.
Të mërkurën Presidenti Donald Trump e cilësoi ngjarjen “një gjë të tmerrshme”.
Në vendin ku ndodhi ngjarja nuk ndodhet vetëm fabrika e birrës “Molson Coors”, por edhe zyrat e kompanisë, disa shpella nëntokësore për turistët si dhe një ambjent ku birra konsumohet në natyrë.
Gjatë 20 viteve të fundit në shtetin e Uiskonsit ka pasur një numër sulmesh me armë. Në vitin 2012 një supremacist i bardhë vrau gjashtë persona në Milwaki jashtë një objekti fetar që i përket komunitetit Sik. Autori i sulmit plagosi gjithashtu edhe katër të tjerë përpara se të vriste veten.
Vendet e punës kanë qenë epiqendrat më të zakonshme për sulme masive me armë gjatë pesë dekadave të fundit./VOA/
Top Channel