Selanik/ Dyshohet me koronavirus edhe fëmija i 38-vjeçares së infektuar, mbyllet bashkia dhe shkolla e të miturit
27/02/2020 11:51
Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara thuhet se edhe fëmija i 38-vjeçares që u konstatua dje e infektuar me Covid1 rezulton pozitiv.
Prej ditës së djeshme është mbyllur shkolla ku fëmija mëson, ndërsa po dezinfektohet ndërtesa e kësaj shkolle. Gjithashtu priten për pak orë analizat e personave që kanë patur kontakt me 38-vjeçaren, pasi është kthyer nga Italia.
Midis tyre edhe kryebashkiaku i Selanikut dhe pjesëtarë të këshillit bashkiak pasi e infektuara ka marrë pjesë në një mbledhje të këtij këshilli, pak orë para se te shfaqte simptomat. Nisur nga e gjithë kjo situatë, edhe ndërtesa e bashkisë së Selanikut ka qenë e mbyllur gjatë ditës së sotme pasi do dezinfektohet.
Top Channel