Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug? Konferenca për shtyp tek Partizani në prag të derbit veç trajnerit Sormani përpara gazetarëve vuri dhe drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama i cili ashtu si italiani u tregua i gatshëm të fliste për çështje të ndryshme në klub. Padyshim vëmendja kryesore ishte tek Esat Mala, futbollisti u rikthye ne ekipin e parë këtë të mërkurë por a arriti një akord me klubin?
Olsi Rama – Drejtor i përgjithshëm i Partizanit
‘’Mala është një investim i klubit i cili gjithmonë ka kërkuar të jetë pjesë e jona. Kemi arritur një marrëveshje dhe ai përket rajonit, ai do jetë gjithmonë lojtar i yni. Akordi i arritur mbetet për t’u firmosur në ditët në vijim dhe është thjesht një formalitet’’.
Sa i përket sfidës trajneri Adolfo Sormani u shfaq i qetë duke besuar tek skuadra e tij dhe duke theksuar se nuk ka pse ti trembet Tiranës.
Adolfo Sormani – Trajner i Partizanit
‘’Nuk kemi frikë kundërshtarët, dy prej tyre i njoh Bathen dhe Torasën i di mirë kualitetet e tyre por dhe ne jemi stërvitur mirë dhe kam shumë besim tek skuadra imë. Kemi mungesën e Trashit dhe do bëjmë maksimumin por mos prisni t’ju tregoj formacionin. Përsa i përket Malës më pëlqeu mënyra se si u prit në stërvitje dukej qartë që të gjithë e donin dhe u gëzuan për të’’.
Në fund një batutë e Drejtorit të përgjithshëm në lidhje me preferencën e djalit të kryeministrit Rama për Tiranën.
Olsi Rama – Drejtor i përgjithshëm i Partizanit
‘’Ai ka luajtur basketboll për Tiranën dikur, por nesër do e shoh ndeshjen pranë meje dhe le të bëjë tifo për Tiranën pot ë dojë’’.
Top Channel