E plotë/ Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin KORÇË- Një fuoristradë që transportonte refugjatë sirianë ka dalë nga rruga duke u përmbysur në një arë.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 refugjatë sirianë. Në makinë gjithsej mësohet të kenë qenë 4 refugjatë. Sipas policisë drejtuesja e makinës F. D nuk i është bindur urdhrit të patrullës për të ndaluar, por më pas ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
2 prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa shoferja është ndaluar nga policia. Kujtojmë se rreth 4 ditë më parë në Gramsh, në një aksident të ngjashëm humbën jetën 2 sirianë ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur pasi mjeti më të cilën udhëtonin përfundoi në greminë.
Top Channel