Mëngjesin e së enjtes më tragetin e linjës Brindisi Vlorë kanë mbërritur 118 pasagjerë.

Me masa të shtuara nga punonjësit të shëndetit publik janë bërë kontrolle e të gjithë pasagjerëve ,dhe nuk ka rezultuar asnjë më temperature ose i dyshuar me virus.

Pasagjerët si shqiptarë ashtu dhe italian shprehen se kontrolle ka pasur si në Itali ashtu dhe në portin e Vlorës.

Një pasagjer shqiptar i cili vinte nga Italia tregon se situata në shtetin fqinj të Italisë është e tensionuar kryesisht tek njerëzit e thjesht.

Ndërkohë një qytetar Italian shprehet se jemi shumë të qetë dhe nuk kemi probleme.

Ndërkohë në portin e Vlorës kontrollet janë tre fishuar ,dhe deri me sot nuk ka pasur person të dyshuar.

Top Channel