26/11 07:28
Harta e shtrirjes së koronavirusit sa vjen dhe zgjerohet. Danimarka, Norvegjia dhe Estonia janë vendet e fundit që njoftojnë rastet e tyre të para.
Mësohet se pacienti në Norvegji rezultoi pozitiv pasi u kthye nga një prej zonave të prekura nga koronavirusi në Kinë, ndërkohë që në Estoni, personi i infektuar është një shtetas i Iranit, i cili ndodhet në karantinë.
Aktualisht në Kinë janë regjistruar 32 viktima të tjerë duke e shpënë në 2,747 numrin total të të vdekurve. Në Korenë e Jugut 13 viktima, në Itali 12, në Japoni 3, në Iran 22, në Hong Kong 2, në Francë 2 dhe në Filipine 1.
Top Channel