Italia është një nga vendet evropiane më të prekura nga koronavirusi. Aktualisht numërohen 14 viktima dhe 528 të prekur.

Rritja në Itali, vatrën më të madhe të infektimit në Evropë, përbën një rritje prej 25 për qindësh në 24 orë.

Flamur Çaushi është një emigrant shqiptar që jeton në Torino. Ai tregon për Top Channel gjendjen aktuale në këtë qytet pas përhapjes së koronavirusit.

“Ka shumë pak lëvizje, por në fakt shumë pak njerëz gjen me maska” thotë ai.

“Është gjithçka e mbyllur, baret bosh. Kjo është Torino sot”, tregon ai.

Top Channel