Kandidati nr.2/ Ervin Pupe para KLGJ-së: Gjykata e Lartë të krijojë doktrinë, besimi është reduktuar ndjeshëm

27/02/2020 10:55

Ditën e sotme, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të intervistojë dhe miratojë pikëzimin përfundimtar të 3 kandidatëve, sa i takon plotësimit të Gjykatës së Lartë, për t’ia dërguar më pas Presidencës për emërim.

Aktualisht, dëgjesa po zhvillohet me kandidatin Ervin Pupe.

“Kam vlera të aspektit etik dhe moral, jam njeri punëtor. Kontribuoj për të dhënë një format gjyqtari të formuar profesionalisht dhe të paanshëm. Unë do t’i arrij objektivat dhe do të marr besimin e publikut në gjyqësor. Gjykata e Lartë duhet të krijojë doktrinë, unë e gjej veten në të. Gjykata e Lartë të krijojë doktrinë. Unë e gjej veten në këtë doktrinë. Kam gradë shkencore, jam pjesëmarrës në shumë konferenca. Besimi ndaj Gjykatës së Lartë është reduktuar ndjeshëm. Do të kontribuoj në rritjen e sigurisë te publiku. Këto janë garanci të kandidimit tim. Besoj se do t’ia dal nëse edhe këshilli do të më japë votëbesim. Nxitja ime për të kandiduar në këtë vend vakant është të kontribuoj sadopak në rritjen e besimit të publikut te procesi gjyqësor përmes vendimmarrjes. Në perceptimin tim, si njeri i praktikës, çmoj se vendimi gjyqësor është interpretim i ligjit”, deklaroi Pupe.

Top Channel