Tashmë është e konfirmuar, janë 3 raste me koronavirus në Greqinë fqinje.

Mësohet se dy prej tyre janë në Selanik dhe një në Athinë.

Në një konferencë për shtyp mesditën e së enjtes autoritetet shëndetësore të vendit kanë deklaruar se Greqia ka regjistruar tre raste gjithesej me koronavirus.

Bëhet fjalë për djalin e 38 vjeçares nga Selaniku që u konstatua ditën e mërkurë e infektuar me virusin në fjalë një biznesmene mode që është kthyer të dielën e kaluar nga Milano.

Ndërsa rasti i tretë është përsëri një grua në Athine 40 vjeçe, e cila sapo është kthyer nga një qytet i Italisë së Veriut dhe trajtohet në spitalin Atikon në kryeqytetin grek .

Ndërkohë organet greke kanë filluar zbatimin e masave që parashikohen në këto raste. Së pari është mbyllur për 14 ditë dhe po dezinfektohet shkolla tetëvjeçare ku mësonte fëmija i infektuar, ndërsa janë porositur rreth 300 nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle të mos dalin nga shtëpitë dhe të kryejnë analizat në rast se kanë simptoma gripi.

Gjithashtu në Selanik po dezinfektohen edhe ambientet e bashkisë së qytetit që është mbyllur përgjatë ditës së enjte , pasi 38 vjeçarja, rasti i parë në Greqi me covid19, ka vizituar këshillin bashkiak gjatë një mbledhje të tij në fillim jave.

Në një deklaratë të fundit ministri i Shëndetësisë Vasilis Kikilias ka deklaruar një sërë masash mes të tjerash anulimin e gjithë lejeve të punonjësve të sektorit të shëndetësisë.

Në kuadrin e masave mbrojtëse për shëndetin publik vendosëm anulimin e festimeve të karnavaleve në gjithë Greqinë, ashtu siç po bëjnë gjithë shtetet e tjera europiane .

Gjithsesi specialistët këshillojnë qytetarët mos të tregojnë panik, pasi kanë filluar të vihen re blerje të mëdha të disa artikujve ushqimore në supermarket si oriz e makarona ,apo edhe të antiseptikëve.

Vihet re orët e fundit se qytetarët e Selanikut kanë filluar të mos i përdorin mjetet e sherbimit publik si autobuse apo taksi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA