Aida Hajnaj , Ardian Cipa, Artur Beu dhe Ervin Hodaj ishin katër zyrtarët e parë të policisë që u pyetën nga prokurorët e posaçëm lidhur me garën për drejtimin e BKH.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se ata janë pyetur kryesisht mbi format e hetimit ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Na përshkruaj si do reagoje ndaj një presioni të mundshëm ka qenë një pyetje tjetër thanë burime zyrtare të Anila Hoxhës.

Si e shikoni bashkëpunimin me SPAK dhe cilat janë dosjet më të suksesshme që ke qenë i angazhuar për t’i zbuluar?

Të enjten do të intervistohen edhe katër kandidatët e tjerë, Gentjan Shehu, Lindita Nushi, Idajet Faskaj dhe Ylli Pjetërnikaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA