
22/02 16:36
Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi ishin të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku treguan disa detaje para nisjes së sezonit të ri të “Portokalli”.
Moderatorët e spektaklit më të madh të humorit në Shqipëri, u vunë përballë një sfide, nga ku duhet t’u përgjigjeshin disa pyetjeve për të kuptuar se kush e njihte më mirë tjetrin.
Kur Bieta i pyeti rreth vesit të Salsanos përpara se të dalë në skenë, përgjigjja e Xhemit ishte “ha briosh dhe byrek”, ndërkohë vetë Salsano tha me të qeshur se i ndodh që të harrojë të vishet për rolin pasaardhës.
Top Channel