Italia po kalon orë të vështira nga koronavirusi. Mediat italiane shkruajnë që numri i të infektuarve është rritur duke shkuar në 370.
Deri tani numërohen 12 viktima. 261 raste (përfshirë katër të mitur) me 9 viktima në Lombardi, 58 raste me 2 vdekje në Veneto, 27 raste dhe një vdekje në Emilia Romagna, 3 në Piemonte, Lazio dhe Siçili, 2 në Toscana dhe Liguria, 1 në Tirolin e Jugut.
Kujtojmë që edhe në vendet kufitare me Italinë janë regjistruar të infektuar me virusin vdekjeprurës. Në Zvicër është shënuar një person, ndërsa në Austri 2 të tillë. Pikat kufitare të Italisë me vendet fqinje kanë kontroll të lartë.
Nga ana tjetër kryeministri Conte ka thënë se “Kjo nuk është koha për polemika dhe ata që mendojnë se mund të spekulojnë në lidhje me konsensusin duke nxitur frikën nuk e duan kombin”. Kryeministri Giuseppe Conte, theksoi punën e bërë deri më tani për t’u marrë me emergjencën e koronavirusit dhe duke njoftuar ardhjen e një pakete të masave strukturore për sektorët ekonomikë të prekur. Conte gjithashtu ritheksoin nevojën për punë bashkëpunuese.
Ndërkohë Rusia ka paralajmëruar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë për në Itali, Kore të Jugut dhe Iran që të përpiqen të kontrollojnë përhapjen e koronavirusit në vend.
Moska më parë kishte këshilluar kundër udhëtimit në Kinë. Deri më tani, vetëm dy raste të infeksionit janë raportuar në Rusi dhe asnjë viktimë.
Top Channel