
23/02 22:38
Florian Kamberi ka nisur për herë të parë një sfidë si titull me ekipin e tij Rangers. Ai u aktivizua në fitoren 0-1 në fushën e Bragës, ndeshje e cila vlente për Europa League.
Ekipi i Kamberit kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 3-2, teksa arriti që të marrë fitore edhe në sfidën e dytë.
24 vjeçari ndeshjen e kaluar shënoi edhe golin e parë me ekipin e tij, po ashtu dha edhe asist në barazimin 2-2 kundër St Johnstone.
Top Channel