Shoferi britanik i mbledhjes së mbeturinave Tev Allen tregon tmerrin kur teksa drejtonte kamionin e tij në Warwickshire një natë dëgjoi dikë që lëvizte brenda shtypëses së plehrave nga prapa makinës.

Kur ndaloi ai pa se pa dashje megjithë plehrat kishte mbledhur dhe një të pastrehë që po flinte në kazanin që ai kishte zbrazur më herët.

Për fat i pastrehu në fjalë, i cili është xhiruar nga kamerat duke u futur në kazan në mes të natës, i mbijetoi tmerrin pasi u dërgua në kohë në spital.
Por ai nuk është i vetmi teksa në pesë vitet e fundit në Britani janë regjistruar të paktën shtatë vdekje të tilla.

Industria e mbledhjes së mbeturinave tregon se epidemia e të pastrehëve në Britani ka bërë që më shumë njerëz të flenë brenda ose pranë kazanëve të plehrave.

Kësaj jave trupi i vdekur i një njeriu u gjet në kamionin e plehrave në jug të Londrës, me vdekjen ende të pasqaruar. dy vjet më herët i pastrehu 47 vjeçar Russell Lane iu shtypën këmbët në kamionin e plehrave teksa po flinte në një kazan në Kent, dhe vdiq disa ditë më vonë në spital.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA