Studimi, varësia ndaj telefonave/ Ndikon mbi trurin si droga

25/02/2020 04:22

Ngjitja pas telefonëve celularë, është shumë më e pranueshem në aspektin social sesa përdorimi i lëndëve narkotike. Por nga sa tregon një studim i fundit, varësia ndaj këtyre pajisjeve inteligjente dhe drogave mund të ketë të njëjtat efekte të dëmshme mbi trurin tonë.

Studimi u realizua nga disa universitete dhe qendra kërkimore në Europë. Shkencëtarët përdorën makineri të rezonancës magnetike, MRI dhe zbuluan se personat e klasifikuar me varësi nga smartphone, pësojnë ndryshime në strukturën e trurit, të ngjashme me ato që mjekët shohin tek të varurit nga droga.

Testi u krye në 48 vetë, 22 prej të cilëve u kategorizuan se kishin varësi nga telefonat intelegjentë. Sipas studiuesve nga Universiteti Heidelberg, “duke pasur parasysh përdorimin e tyre të gjerë dhe popullaritetin në rritje, studimi i tanishëm e vë në dyshim bindjen e përgjithshme se telefonët inteligjentë nuk dëmtojnë”.

Varësia e telefonave inteligjentë nuk është e re dhe as e padëgjuar, por zbulimi i fundit është mjaft më konkret dhe vërtet shqetësues. Për këtë qëllim, kompani të tilla si Apple dhe Google kanë prezantuar karakteristika në telefonat e tyre dhe sistemet operative që synojnë të ndihmojnë në zvogëlimin e kohës që përdoruesit shpenzojnë me to.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA