Naftëtarët dhe grevistët e rafinerisë në Ballsh tentojnë të bllokojnë uzinën, lënë afat 24 orë

25/02/2020 10:55

Naftëtarët dhe grevistët e Rafinerisë së Ballshit mëngjesin e sotëm të mbledhur së bashku kanë tentuar që të futen në mjediset e brendshme të uzinës. Ata janë ndalur më pas nga negociatorët e personave që janë futur në grevë duke u thënë se do të gjendet një zgjidhje.

Në disa momente janë krijuar tensione të shumta, por pas qetësimit të situatës, naftëtarët kanë lënë afat deri 24 orë dhe nëse nuk u kalojnë të paktën pagat e 4 muajve do të futen në uzinë së bashku me grevistët dhe me familjarët e tyre.

Ndërkohë naftëtarët kanë hyrë në ditën e 9-të të grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore është tepër e rënduar për shkak të dobësimit të imunitetit. Ndërkohë gjendja akoma më e rëndë është e grevistëve të stacionit të elektro-pompimit në Poçem të cilët ndodhen në ditën e 13-të të grevës ndërsa shprehen se do t’i shkojnë deri në fund kësaj rruge që kanë nisur.

Punonjësit  e stacionit elektro-pompimit në Poçem kanë 27 muaj pa u paguar. Privatizimi i ndërmarrjes disa herë ndikoi negativisht tek punëtorët duke bërë që rrogat e tyre të mos likujdoheshin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA