Mirditë/ Ish-bashkëshorti vret 33-vjeçaren dhe vëllanë e saj pas prishjes së martesës (Emrat)

25/02/2020 21:57

Top Channel mëson detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Mirditë ku u vranë vëlla e motër në derë të shtëpisë. Autori i kësaj ngjarje është Fatmir Koleci i cili është ish-bashkëshorti i vajzës së ndjerë, ndërsa sapo ishte kthyer në Shqipëri.

Viktimë mbetën Vladison Filopati dhe Esmeralda Filopati (33 vjeç), nënë e tre fëmijëve. Ndërkohë burime për Top Channel bëjnë me dije se ngjarja dyshohet se e ka zanafillën në prishjen e martesës mes Esmeraldës dhe autorit Fatmir Koleci.

Ndërkohë policia ka ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit. I dyshuari i vrasjes, ish-bashkëshorti i Esmeraldës ka qenë për një periudhë kohe i burgosur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA