Kontrolle të shtuara ka pasur edhe në portin e Vlorës në kuadër të masave ndaj koronavisusit dhe situatës në Itali.

Asnjë rast i dyshuar deri më tani ndërsa të gjithë pasagjerët janë kontrolluar sipas procedurave përkatëse.

Pyetur për kontrollet në portin e Vlorës por edhe situatën në Itali pranohet se ka patur kontrolle që nga matja e temperaturës apo plotësimi i një formulari, ndërsa tregojnë edhe për situatën në Itali.

Mes të mbërriturve me tragetin nga Brindisi kanë qenë dhe shume italianë, të cilët e cilësojnë situatën shqetësuese në shtetin fqinj, kryesisht në veri ndërsa qytetarët në Itali janë duke zbrazur super marketet ndoshta edhe nga frika e krijuar, ndërsa në jugun e Italisë situata është shumë herë më e qetë.

217 pasagjerë kanë mbërritur këtë mëngjes nga Italia në portin e Vlorës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA