Kallëzimi i Metës për Gjonaj në SPAK i kalon prokurorit Klodian Braho, “në dorë” edhe dosjen e KED

25/02/2020 12:32

Kallëzimi penal i Presidentit Ilir Meta për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj në SPAK, i ka kaluar prokurorit Klodian Braho. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se prokuroi i SPAK, Klodian Braho ka në dorë për shqyrtim edhe dosjen e KED që iu përcoll më herët për moskompetencë nga Prokuroria e Tiranës.

Presidenti Ilir Meta iu drejtua dje SPAK për të dorëzuar padinë për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj si dhe për dy zyrtarë të ministrisë, Gentian Deva dhe Etleva Haxhia, të cilët publikisht i akuzoi si pjesë të një strukture të organizuar që sipas tij po tentojnë grusht shteti në Shqipëri.

Kallëzimi i Metës ndaj Gjonajt vjen pasi ajo ka urdhëruar publikimin në fletoren zyrtare të vendimit të KED për klasifikimin e Arta Vorpsit si kandidate e përzgjedhur për kushtetuese.

“Mbrojtja e Kushtetutës është krye detyra e presidentit. Nuk ka ngjarje më të rëndë në historinë e shtetit tonë se ky akt mafioz, ku së fundmi rezulton e përfshirë edhe celula e strukturuar në krye të ministrisë së Drejtësisë. Të gjithë shqiptarët në Bulevard, jo për presidentin, por për Kushtetutën. Një vend që synon të çelë BE-në, i rrëmbehet kompetenca presidentit. Nuk ka asnjë vend në Europë që vonohet ngritja  e Gj.K me qëllim kapjen e saj. Më 2 Mars, kundër murtajës që quhet ‘Rilindje” deklaroi para ambienteve të SPAK Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA