Itali/ 7 të vdekur dhe 270 të prekur nga koronavirusi

25/02/2020 10:16

Ka shkuar në 7 viktima bilanci i koronavirusit në itali: 173 raste dhe gjashtë viktima janë regjistruar vetëm në Lombardi; 38 raste dhe një viktimë në Veneto; 18 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe në Lacio; një në Alto Adige dhe një në Sicili.

Në fakt, ka rezultuar pozitive një grua nga Bergamo, në Palermo si edhe një mjek italian në Tenerife. Në hotelin në të cilin ai ndodhej, bashkë me të shoqen, janë vendosur në karantinë rreth 1 mijë persona dhe ushtria e forcat e rendit ndalojnë daljen e personave nga hoteli. Ndërkohë një tjetër italian në Kili duket se është prekur nga koronavirusi, pavarësisht se ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ndërkohë, janë kthyer në vend italianët që ishin ndaluar në Mauricius. Deri në mes të Marsit ndërkohë, kompanitë në gjashtë rajone në veri të italisë, do të mund të aplikojnë punën në distancë ose të ashtuquajturën smart working. Deri më 15 mars ndërkohë janë pezulluar të gjitha aktivitetet shkollore si ekskursione apo projekte shkëmbimi apo binjakëzimi. Një rast i dyshuar për koronavirus është regjistruar edhe në Firence, një italian i kthyer nga Singapori, ndërkohë që pritet rezultati i testeve. Ndërkohë, kryeministri italian, Giusepe Conte, ka pranuar se menaxhimi i epidemisë së koronavirusit nuk ka qenë tërësisht në përputhje me protokollin e një spitali c’ka edhe mund të ketë kontribuar në përhapjen e virusit në itali.

“Menaxhimi në nivelin e një strukture spitalore nuk ka qenë tërësisht në përputhje me protokollet që janë rekomanduar në këto raste dhe kjo sigurisht ka kontribuar në përhapjen. Por, ne vazhdojmë të ndjekim me rigorozitet situatën dhe ju premtojmë se do të bëjmë maksimumin, ditë e natë”, tha Konte.
Duke folur nga selia e mbrojtjes civile, Konte ka pranuar kështu se ditët e shkuara është bërë një gabim që po paguhet shtrenjtë tashmë nga vendi.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA