Ford, 10 vite martesë/ Në Hollivud konsiderohet historike, pasi çiftet nuk rezistojnë kaq gjatë

25/02/2020 04:42

Harrojini esancat e specialistit apo terapinë e çifteve. “Mos fol fare, thjesht lëviz kokën sikur aprovon”, tha me shaka Harrison Ford në një intervistë për revistën Parade, ku bëri veç të tjerash edhe një rrëfim mbi lidhjen me Calista Flockhart në prag të 10 vjetorit të martesës së tyre.

Bashkë janë ndërkohë prej rreth 18 vjetësh, e ky konsiderohet një numër “historik” në Hollivud, ku çiftet zakonisht nuk rezistojnë kaq gjatë. Ford dhe Flockhart u takuan në Golden Globes 2002, dhe tetë vjet më vonë, lidhën kurorë.

Harrison ka katër fëmijë nga dy martesa të mëparshme dhe Calista, ka një djalë të birësuar. Disave mund t`i duket shumë e madhe diferenca e tyre e moshës prej 22 vjetësh, por aktorja para dy vjetësh këmbënguli në një rrëfim për Closer Weekly se “ një gjë e tillë, nuk kishte qenë kurrë problem për ta”. E vërteta është se unë, ndonjëherë ndihem shumë më e vjetër se Harrison, ” tha ish ylli i Ally McBeal.

Ford tregoi se i pëlqen të mbajë marrëdhënie të forta me gruan e tij. Për shembull, si një pilot i liçencuar për 25 vjet, Ford i pëlqen të fluturojë. Por, para se të niset, Ford sigurohet që të kalojë sa më shumë kohë cilësore me Calistan në fermën e tyre në Wyoming. Dhe duket së kësaj ia faturon marrëdhënien e shkëlqyer, faktit që kalojnë mjaft kohë bashkë.

Aktori i famshëm i Indiana Jones, tha gjithashtu se dhe suksesi i tij është pasojë e një pune të madhe. “ Ky sukses nuk mbërriti brenda natës. Qëndrueshmëria është padyshim një meritë që ia njoh vetes”, është shprehur ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA