Për disa zona në Durrës,në datat 26, 28 shkurt dhe 2 mars do të stakohet energjia elektrike.
Në kuadër të investimit nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST sh.a) në rrjetin 110kV Rrashbull – Sallmone (Sukth), Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (#OSSH sh.a), si masë sigurie, duhet të stakojë energjinë elektrike në disa zona, njësi administrative të Durrësit.
Referuar kërkesës së OST, energjia do të stakohet nga #ora 08:00 deri në orën 15:00, #datat 26 dhe 28 shkurt, si dhe më 2 mars 2020.
Zonat e prekura nga ky stakim dhe këto data, janë:
Shijak, Breg Lumi, Punishte, Komunale, Fermë #Sukth, Hidrovori, (Lagjjae Stallave), “4 Rrugët”, bizneset përgjatë autostradës Maminas – Shijak, S.M.T-ja, Grumbullimi, Maminas, Sallmone, Gjiri i Lalezit, Kompleksi Lura dhe Shën Vlash.
Datat 28 shkurt dhe 2 mars, ora 08:00 deri në 15:00, pa energji në Rrethin Shijak / “Kompleksi Gjoka”.
Top Channel