
Ka ndryshuar sërish bilanci i personave të prekur dhe viktimave nga koronavirusi. Në Kinë 71 persona të tjerë humbën jetën duke e çuar në 2663 numrin total të vdekjeve nga koronavirusi.
Gjithashtu është rritur edhe numri i të infektuarve ku janë regjistruar 508 raste të reja duke e çuar në 77,658 numrin e personave të prekur që nga shfaqja e parë e virusit. Nga ana tjetër 2.589 persona u shëruan nga virusi vdekjeprurës. Nga vdekjet e reja në Kinë, 68 janë rregjistruar në rajonin e Hubei-t, dy në Shandong dhe një në Guangdong.
Edhe në Korenë e Jugut raportohet për një përkeqësim të situiatës. Korea e Jugut është vendi i dytë në botë i prekur nga koronavirusi. Sipas autoriteteve shëndetësore janë rregjistruar 60 raste të reja të infektuara duke e çuar në 893 numrin e personave të infektuar në Korenë e Jugut.
Top Channel