Kryetari i dhomës së tregtisë dhe industrisë në Lezhë Pashk Palokaj u arrestua ditën e sotme, pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin gusht 2019 tek pallati që ai po ndërtonte në lagjen Besëlidhja të Lezhës.
Akuza që rëndojnë mbi të janë për ndërtim pa leje mos zbatimi i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim i paligjshëm.
Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Dhoma e Tregtisë Lezhë.
Punëtori humb jetën në ndërtim/ Arrestohet kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë
Reagimi
Dhoma e Tregtisë Lezhë shpreh indiniaten me te thelle per menyren si po abuzohet me sipermarresit e ndershem.
Ngjarja e ndodhur ne date.16.06.2019 mbi renien nga skela te ndierit M.Sh nuk i perket pergjegjesise ligjore te ndertuesit por te nenkontraktorit. Edhe ne rast se do te ishte e tille, shoqeria gezon drejtues teknik dhe te tjere pergjegjes te drejtperdrejte te kesaj ngjarje.
Pa njoftim, pa vendim te komunikuar, ne menyre kurthi (ftohet per takim), dhe i vene prangat ndertuesit, sipermarresit, Kryetarit te Dhomes se Lezhes ne pabesi dhe ne thyerje te drejtperdrejte te te drejtave te njeriut dhe te drejtes qe i ofron ligji.
Ku po shkojme o Shteti i se drejtes qe cdo dite e me shume nuk je i tille.
U rrezuan pallatet si te ishin keshtjella prej rere ne Durres dhe kush e pesoi???(disa fatkeq)
Kjo eshte reformation ne drejtesi.
Doni ti largoni dhe ato pak biznese te ndershme nga Shqiperia????
Vazhdoni e bejeni.!
Dite te lumtura na presim!
Kuzhdo qe e ndjen qe duhet te solidarizohet le ta beje
Ambasada Amerikane
Delegacioni i Bashkimit Europian
Shoqatat e biznesit
Reagoni sa nuk eshte teper po teper vone
Top Channel