Zgjerohet harta e koronavirusit! Bahreini raporton rastin e parë, në Kuvajt 3 të infektuar

24/02/2020 11:06

Mëngjesin e sotëm, Bahreini raportoi rastin e parë me koronavirus, fill pasi mjekët vunë re se një qytetar i ardhur nga Irani shfaqi simptoma të virusit.

Nga ana tjetër Kuvajti raportoi tre raste të koronavirusit, përfshirë një shtetas saudit, i cili kishte udhëtuar së fundmi nga Irani.

Të tre rastet u regjistruan në mesin e 700 personave të evakuuar nga qyteti verior iranian i Mashhad javën e shkuar, njofton agjencia shtetërore e lajmeve KUNA.

Ministria e Shëndetit e Arabisë Saudite konfirmoi se është në bashkërendim me autoritetet shëndetësore të Kuvajtit për të trajtuar shtetasin saudit, duke shtuar se pacienti do të qëndrojë në Kuvajt derisa të kurohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA