Pasi ministrja e Arsimit Besa Shahini vendosi për heqjen e licensës për shkollë private “Udha e Shkronjave”, ka reaguar kjo e fundit.

Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë”, njoftoi më herët ministrja Shahini.

Ndërkohë shkolla në reagimin e saj thotë: Ne e dimë që çdo masë që merret nga dikush, ka pasojë edhe shkaktimin e panikut. Çfarë të bëjmë? Të mos marrim masa? Të mos blejmë ilaçe? Të mos blejmë produkte ushqimore? Po pse nuk shkaktonkan panik maskat shtetërore e personelit në Rinas, por quhen masa të duhura? Pse nuk shkaktonka panik komiteti i emergjencës me mbledhjet e veta, por qënkan masa “antipanik”?
Pse masat tona nuk quhen masa të mirëfillta kujdesi, por quhen se sjellin panik?

Shkolla ndër të tjera denoncon dhe dhunën që sipas tyre ka ushtruar inspektori i drejtorisë së Arsimit ndaj drejtorit të shkollës.

  Shkolla private u mbyll nga frika e virusit/ Ministrja Shahini nuk e mendon dy herë: Do i heqim liçensën, përhapën panik

PROCEDURA ADMINISTRATIVE E MINISTRISË SË ARSIMIT dëshmon nivelin e ulët të bashkëpunimit me shkollat
————————————————
1. Inspektim në shkollën “Udha e shkronjave”. Katër vetë. Ora 8:30, 24 shkurt 2020.
2. Dhënie nga ana e tyre e dokumentit që autorizohen për kontroll, ku duhej të ishte objekti i kontrollit dhe personat e autorizuar. E lexojmë. E marim në dorëzim. I pyesim “Ka ndonjë mjek nga ju?” Na thonë “Jo, s’jemi për atë punë”.
3. Vjedhje e dokumentit që lanë, pasi e lanë. (E morën tinëz dhe në prani të tre mësueseve tona, e pranuan në heshtje që e kishin marrë tinëz, refuzonin t’i përgjigjeshin pyetjes “E morët përsëri dokumentin nga zyra jonë?” VJEDHJE)
4. Lëshim procesverbali të firmosur nga katër vetë, prej tyre. Procesverbali ishte letër e bardhë pa kokë.
5. U kërkojmë në dy kopje se duam një origjinal. Nuk donin, por më vonë binden që të na japin një kopje në origjinal.
6. Marrim një nga kopjet.
7. Pasi e marrim, pendohen dhe na e kërkojnë, me mesazhin “Ju nuk mundet ta kini, ndaj na e jepni”. (përse e bën të dytin, kur ju duheshin të dy?)
8. Pasi refuzojmë t’ua japim ERJAL SELAMAJ, inspektor i Drejtorisë Arsimore në prani të 3 shoqëruesve të vet, ushtron dhunë ndaj drejtorit, kap për gryke, për mesi dhe fut me zor duart në xhepat e drejtorit për të marrë kopjen e procesverbalit që e lanë vetë. KËTA JANË INSPEKTORËT ARSIMIT QË KUJESEN PËR SHËNDETIN E POPULLIT.
9. Thërrasim 3 mësuese për t’u bërë dëshmitare. Ne shkuam me një farë besimi duke qenë vetëm. Por besimi nuk bën punë me shtetin.

Jemi duke folur për KUJDES PËR SHËNDETIN E NXËNËSVE.
Ne ende nuk kemi një problem shëndetësor, të paktën kështu thuhet zyrtarisht dhe ne po guxojmë ta besojmë, megjithëse gënjeshtrën nuk e kanë problem, por kemi vetëm frikën dhe dyshimin për çastin, dhe shiko se çfarë hilesh, vjedhjesh dokumentash e force përdorin.
Kjo është SIGURIA JURIDIKE me të cilën duhet të përballojmë SIGURINË SHËNDETËSORE?
Me këtë lloj bashkëpunimi me drejtorët e shkollave ruhet SHËNDETI I FËMIJËVE, I MËSUESVE, DREJTUESVE, PERSONELIT NDIHMËS?

Prindërit duhet të jenë të qartë që MEKANIZMI I GËNJESHTRËS përforcohet me FORCËN/autoritetin E INSTITUCIONEVE. Në rëntë epidemia, që nuk urojmë, të gjithë do t’u ikin me vrap përgjegjësive të tyre. Kur u ikin me vrap ata që janë në krye, nuk ka sesi të mos ndodhë më poshtë.

Ne e dimë që çdo masë që merret nga dikush, ka pasojë edhe shkaktimin e panikut. Çfarë të bëjmë? Të mos marrim masa? Të mos blejmë ilaçe? Të mos blejmë produkte ushqimore? Po pse nuk shkaktonkan panik maskat shtetërore e personelit në Rinas, por quhen masa të duhura? Pse nuk shkaktonka panik komiteti i emergjencës me mbledhjet e veta, por qënkan masa “antipanik”?
Pse masat tona nuk quhen masa të mirëfillta kujdesi, por quhen se sjellin panik?

Top Channel