Bursat anembanë botës po shënojnë rënie pasi numri i rasteve të koronavirusit është rritur veçanërisht shumë në Itali dhe Korenë e Jugut, duke vendosur edhe dy ekonomi të tjera në rrezik nga një virus që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme deri më tani, në kinë.
Në Korenë e Jugut, indeksi Kospi, shënoi rënie prej rreth 3.9 për qindësh të hënën, dita më e keqe e saj që nga tetori 2018, pasi rastet e koronavirusit në vend shkuan në mbi 600. Në Itali, indeksi kryesor shënoi rënie prej më shumë se 4 për qindësh në hapje të bursave, pasi numri i rasteve atje kaloi 150 dhe autoritetet nisën mbylljen e shkollave dhe muzeve në disa pjesë të vendit.
Bursat në SHBA po ashtu shënuan rënie. Një numër në rritje kompanish, po paralajmërojnë se koronavirusi do ti pengojë ato të arrijnë objektivat e parashikuara të shitjeve apo fitimeve për tre muajt e parë të vendit.
Kërkesa e reduktuar për mallra dhe shërbime, dhe mbyllja e fabrikave në kinë, pritet po ashtu të gjunjëzojnë ekonominë globale dhe të rëndojnë shumë tek tregtia në një kohë kur Japonia dhe gjermania po shkojnë drejt recesionit. Rritja e numrit të rasteve në Itali dhe Koreja e Jugut, ekonominë e tetë dhe të dymbëdhjetë në botë, rrit akoma më shumë frikën e një pandemie dhe rrezikun për investitorët. Të hënën, investitorët në botë shitën aksionet dhe iu drejtuan parajsave të sigurta, si ari, çmimi i të cilit shënoi një rritje të menjëhershme. Në anën tjetër çmimi i naftës u prek si pasojë e frikës së një aktivitet ekonomik i reduktuar do të prekë edhe kërkesën për naftë.
Top Channel