Fill pasi kreu i Partisë Demokratike mblodhi në një takim, në selinë e PD-së, ish-deputetë dhe ekspertë të PD-së me profesion mjek ose njohës të çështjeve të shëndetësisë, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp.
“Gjatë 24 orëve të fundit kam ndjekur me intensitet zhvillimet në Italinë fqinje. Kemi ndjekur hap pas hapi zhvillimet në terren, kemi monitoruar edhe veprimet e krijuara ose të pretenduara nga autoritetet. Kam për të përcjellë disa mesazhe në këto momente pasigurie, sot është koha të flasin mjekët, specialistët; të hartohet plani i detajuar i masave konkrete, të ndahet dhe të shpërndahet (ky plan) me qytetarët që ata të informohen për masat”, tha Basha.
Më tej shtoi:
“T’u vihet në ndihmë më të rrezikuarve, që vijnë nga zonat e infektuara. S’është koha për propagandë, qeveria dhe institucionet kanë detyrën të veprojnë në mbështetje të mjekëve dhe specialistëve. Vendi ynë ka mjekë të zotë për ta menaxhuar këtë situatë nëse u jepet mbështetja e nevojshme. Mos neglizhoni asnjë shenjë gripi, as më të lehtën. Partia Demokratike do vazhdojë të monitorojë situatën ditë pas ditë, orë pas ore. Larg panikut, të informoheni, autoritetet të informojnë qytetarët, të lënë specialistët dhe mjekët të flasin. Partia Demokratike po monitoron situatën, detyra jonë t’u shërbejmë qytetarëve përmes transparencës, të bëhemi zëri i mjekëve të fushës.”
Top Channel