Pas situatës alarmante të krijuar nga koronavirusi në Itali, në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi, në Hanin e Hotit dhe në Muriqan janë shtuar masat e kontrollit.

Aktualisht janë 2 grupe mjekësore në shërbim 24 orësh, te cilët kontrollojnë shtetasit që futen në Shqipëri, kryesisht ata që vijnë nga zonat e prekura nga ky virus.

Ky është një tjetër autobus i mbërritur nga Italia, nga zona e Milanos me të gjithë udhëtarë shqiptarë. Ata u ndaluan në doganën e Muriqanit për kontrollet proceduriale të doganës, por edhe kontrollin mjekësor. Sipas tyre vetëm në doganën e Muriqanit ata janë ndaluar dhe ndaj tyre janë ushtruar kontrolle mjekësore nga specialistët e shëndetit publik.

Vetëm gjatë javës së fundit, përmes pikës së kalimit kufitar në Muriqan, janë futur në Shqipëri mbi 11800 persona. Nga këta rreth 200 janë italianë, 3 nga Kina dhe 2 nga Koreja e Jugut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA