106 890 euro dhe 102 dollarë janë sekuestruar në Sarandë, ndërkohë që është proceduar penalisht një shtetas francez.

Kështu është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, ku policia ka shoqëruar shtetasin francez R. Ch., 70 vjeç.

Ky shtetas kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe nuk kishte deklaruar shumën e të hollave në kufi, sipas ligjit dhe në momentin e gjetjes së shumës së parave nuk dispononte dokument me vete për të justifikuar burimin e tyre.

Nën drejtimin e prokurorisë, u kryen veprimet procedurale, u bë sekuestrimi i shumës së parave dhe shtetasi R. Ch. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu, ky shtetas u procedua edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA