Habisin autoritet turke, prangosin dhe e mbështjellin me qese biznesmenin kamerunas, pasi i sekuestruan një vizë false

24/02/2020 23:47

Policia turke është akuzuar se ka përdorur shirita ngjitës për të frenuar një biznesmen Kamerunas, i cili kishte përdorur dokumente të rreme. Policët dyshohen se e kanë prangosur biznesmenin me kabëll dhe i kanë lidhur kyçet e këmbëve me shirita ngjitës, duke mos me u mjaftuar me kaq, ata e kanë mbështjellë tërësish me plasmas dhe i kanë vendosur në gojë një sasi leckash, shkruajnë mediat e huaja.

Pamjet e publikuara kanë shkaktuar një zemërim të madh në kontinentin afrikan. Ai më pas është dërguar në shtëpi dhe nuk është lejuar për të vijuar më tutje udhëtimin e tij, pasi iu është sekuestruar një vizë false.

Biznesmeni i identifikuar si Emmanuel Fosso Someon Chedjou, 47 vjeç ka pretenduar se vinte nga një udhëtim pune në Dubai dhe u vendos në Stamboll për të pushuar pas një udhëtimi prej tetë orësh. Por sporteli i specializuar për kontrollimin e pasaportave nuk e lejoi të kalonte, me arsyetimin se viza e tij tranzit ishte e falsifikuar dhe në atë momente kërkuan ndihmën e autoritëeteve policore që bënë të mundur më pas dhe arrestimin e tij.

Sipas qeveriisë kamernase autoritetet i kanë kërkuar biznesmenit që të firmoste një dokument në gjuhën turke, të cilën ai e kishte të pamundur që ta kuptonte, ndërkohë ata refuzuan kërkesën e tij për një avokat. Sakaq autoritetet i kanë konfiskuar dhe 2.400 mijë dollarë që 47 vjeçari kishte me vete.

Chedjou pretendon se është keqtrajtuar dhe rrahur nga oficerët turq përpara se ta mbështilleshin me qese transporti si “një bagazh që ishte gati për të udhëtuar”. Është nevojitur ndihma e pasagjerëve të tjerë të cilët kanë kërkuar nga oficerët që t’i japin fund keqtrajtimit ndaj biznesmenit dhe duke kërkuar lirimin e tij nga gjendja “torturuese”.

Ndërkaq në video, Chedjou dëgjohet teksa thotë në gjuhën frënge : “Ata po përpiqen të më vrasin mua”, ndërkohë që gjatë filmimeve dëgjohet dhe një zë gruaje që thotë se ata që e bënë këtë janë “të këqij”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA