Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin Dy prej fermerëve që protestuan të premten në Lushnje, Besnik Qerreti dhe Armelin Meta thonë se nuk do ta ndalin protestën, pasi për ata është luftë peë mbijetesë.
Mungesa e skemave të subvensionimit është arsyeja kryesore sipas tyre që fermerët po falimentojnë. Besniku ka shtatë vite që është kthyer nga emigrimi duke investuar ne serrat e perimeve. Humbja e përvitshme për shkak të shitjes nën kosto ka bër qe ai të rishikojë mundësinë edhe njëherë të emigrimit.
Kultivimin e manaferrës Armelini disa vjet më parë e shihte si rrugë përfitimi, por dhe këtu dështoi, për shkak të shitjes nën kosto dhe problemeve me gjetjen e tregut.
Në Lushnje asnjë fermer apo prodhues i vogël nuk ka përfituar nga skema e subvencioneve në katër vitet e fundit. Skemat e IPARDIT përfitohen nga pikat e grumbullimit , por ndërkohë tokat bujqësore mbillen çdo vit, dhe investimet në miliona lekë shkojnë në kanal.
Top Channel