Epidemia e Koronavirusit sjell rritje të problemeve mendore

24/02/2020 17:13

Ndërsa kina përpiqet të vendosë nën kontroll epideminë, kufizimet e detyruara të lëvizjeve, ndalimet e transportit dhe karantinat strikte kanë bërë që pjesë të gjera të vendit të izolohen, ndërkohë që nuk shihet në horizont një fund i kësaj situate.

Epidemia, ka marrë më shumë se 2 mijë jetë, pjesa më e madhe e të cilëve në kinë. Por, pavarësisht se kanë si qëllim ndalimin e përhapjes së virusit, masat kanë pasoja anësore dhe kanë bërë që milionë kinezë të ndjehen të frustruar dhe frikësuar, duke shtuar edhe presionin mbi qeverinë që tu ofrojë atyre ndihmë në trajtimin e gjendjes emocionale dhe psikologjike si pasojë e mbylljes në shtëpitë e tyre.

Media shtetërore kineze raportoi javën e kaluar se ekipet e shërbimeve të shëndetit mendor të dislokohen në të gjithë vendin. Kriza mund të jetë më akute në Wuhan, epiqendrën e epidemisë. Qyteti është në karantinë prej katër javësh me më shumë se 11 milionë banorë të mbyllur në shtëpitë e tyre, me frikë dhe hezitim për të dalë jashtë.

Disa qytete të afërta po ashtu kanë marrë të njëjtat masa. Komisioni shtetëror i shëndetit në kinë, ka publikuar udhëzime specifike për autoritetet lokale që të ndihmojë në reduktimin e shqetësimeve psikologjike dhe të parandalojë eventet ekstreme të shkaktuara nga ankthi. Ndërkohë platformat online që ofrojnë këshillim janë të shumta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA