Këtë të diel kanali i Youtube i Top Channel Albania shkoi në 1 Milion abonentë të tij (subscribers).
Në gamën e gjerë të prodhimeve të Top Channel, secili emision televiziv ka interaktivitet në videot e tyre me ndjekës besnik të cilët janë orientuar më së miri me tematika të trajtuara, personazhe dhe ngjarje të aktualitetit duke lënë gjurmë me anë të komenteve të tyre kritike, mbështetëse, pozitive apo negative të shprehura apo like/dislike.
– Rëndësi të veçante ju është dhënë formës së punës së promovimit të emisioneve në botën dixhitale duke sjellë kështu për shikuesit televiziv dhe ata online shpejtësi në marrjen e informacionit në kohe reale.
– Shtrirja gjeografike e klikimeve është nga Shqipëria, në Itali, Greqi, Gjermani, Amerikë, Angli, Zvicër, Francë, Belgjikë, Kanada e më gjerë.
– Kanali është i përshtatur kundrejt të gjitha rregullave të komunitetit të kësaj platforme ndërkombëtare
– Mosha është gjithëpërfshirëse, por më shumë janë nga 18-40 vjeç, meshkuj dhe femra.
-Kanali i Youtube përfshin zhaner të ndryshëm të prodhimeve duke e bërë kështu Top Channel si kanalin e parë televiziv në Shqipëri që arrin plotë 1 Milion Subscribers *abonente në platformën ndërkombëtare Youtube.
Top Channel falenderon mbi 1 Milion Abonentët dhe arritja e kësaj shifre është si një feste e përbashkët e komunitetit të audiences online.
Top Channel