23/12 09:52
9 persona kanë humbur jetën nga tërmeti në kufirin Turqi-Iran ndërsa 37 të tjerë prej të cilëve 9 në gjendje kritike janë plagosur nga tërmeti i rënë në zonë.
Bilanci është bërë publik nga ministri turk Shëndetësisë Fahrettin Koca. Ndërkohë sipas medias shtetërore të Iranit nga tërmeti janë regjistruar dëme të shtëpive në 43 fshatra.
Rajoni prej kohësh është një zonë që po goditet vazhdimisht nga aktiviteti sizmik. Ndërkohë pas lëkundjet vijojnë. Goditja e fortë u regjistruar 5.7 i shkallës rihter dhe ka pasur pasoja të mëdha në pjesën e Turqisë duke lënë pas edhe viktimat.
Top Channel