Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga shpërthimi bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës. Në repartin e Neurokirurgjisë ka ndërruar jetë një 58 vjeçar, i cili ndodhej në gjendje të rëndë pas shpërthimit.

Për jetën po luftojnë edhe dy gra të moshës nga 30 deri 50 vjeç dhe një i moshuar, ndërsa 3 të lënduarit e tjerë përfshi edhe një grua shtatzënë dhe një fëmijë janë në gjendje të qëndrueshme. Të lënduarit janë të shtruar në e Urgjencës Kirurgjikale në Shkup dhe në spitalin e qytetit “ Shën Naumi i Ohrit”.

Në tragjedinë e rëndë të ndodhur në Rramanli, nga shpërthimi i bombolës së gazit në shtëpinë e familjes Alimi, humbën jetën tre fëmijë të moshës nga 8 deri në 11 vjeç, shkruan Alsat. Familjarët e të lënduarve në gjendje shoku thanë së tragjedia ndodhi ndërsa ishte duke u përgatitur mëngjesi. Banorët ndërkohë shprehen të tmerruar duke theksuar se fshati i tyre nuk mban mend një tragjedi të këtillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA