
Spanjë- Një stuhi e madhe rëre ka goditur orët e fundit ishujt Kanarie. Për shkak të gjendjes së krijuar nga rëra trafiku ajror është paralizuar ndërsa shumë fluturime janë anuluar.
Imazhet satelitore tregojnë renë e madhe të pluhurit që shtrihet nga Saharaja dhe zbrazet në Ishujt Kanarie duke detyruar qindra fluturime të anulohen dhe duke hedhur planet e udhëtimit në kaos për mijëra qytetarë.
Të gjitha fluturimet drejt ishujve u anuluan në mesditën e sotme nga operatori i aeroportit Spanjoll AENA për shkak të shikueshmërisë së dobët, dhe nisjet u pezulluan gjithashtu. Rreth 230 fluturime u pezulluan mbrëmë ndërsa të paktën 19 aeroplanët duhej të shmangen për shkak të stuhisë.
“Për shkak të përkeqësimit të situatës, u mbyllën të gjitha aeroportet në ishujt turistik të Spanjës”, njoftoi autoriteti administrativ, Aena.
Top Channel